Lajme

Një burrë tenton të rrëmbejë 6-vjeçaren që po luante pranë shtëpisë! Kamerat filmojnë gjithçka

08/28/2022 18:32
nga:G B

Ndodhi në familjen Nash nga Hamiltoni, i Ohio-s SHBA.

Familja ka publikuar pamjet e momentit kur 6-vjeçarja kapet për dore nga një burrë që i vjen nga pas dhe tenton ta rrëmbejë. Ndërkohë Policia amerikane ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Deric McPherson, 33 vjeç, i cili nuk hezitoi as ta tërheq zvarrë me shpresën se do të arrinte ta rrëmbente.

Vajza për fat të mirë arriti të shpëtojë duke i rrëshqitur nga duart.

Pasi mësoi se çfarë ndodhi, babai i vogëlushes u fut me shpejtësi në makinë dhe e ndoqi nga pas të dyshuarin duke e njohur policinë për vendndodhjen e tij.

Ndaj të riut ka nisur hetimi për rrëmbim personi.