Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua është intervistuar në polici pasi dyshohet se qeni i saj ka sulmuar një burrë në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në rrugën “UÇK” dhe i njëjti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar-kafshuar nga qeni i të dyshuarës femër kosovare. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Një shkollë në Deçan zëvendëson grevën me protestë


