Lajme

Një burrë në Prishtinë, rrah gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas

01/24/2025 09:23
nga:N K

Një burrë në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas.

Sipas raportit policorë, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, shkruan GazetaBlic.

Po ashtu i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 23.01.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.