Lajme

Një burrë në Prishtinë raporton se muri i banesës së tij është goditur nga plumbi qorr

12/11/2023 09:55
nga:N K

Një person në Prishtinë ka raportuar se muri i banesës së tij është goditur nga predha e një plumbi qorr.

Në njoftimin e policisë thuhet se nuk raportohet për të lënduar.

Hetimet po vazhdojnë.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është goditur nga predha e një plumbi qorr muri i banesës së tij. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”.