Lajme

Një burrë në Gjakovë gjen mjete të pashpërthyera derisa ishte duke pastruar mbeturinat

06/12/2025 08:57
nga:Sh R

Një burrë në Gjakovë ka raportuar në polici gjatë ditës së mërkurë se ka hasur në disa mjete të pashpërthyera.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka gjetur këto mjete të dyshimta gjatë pastrimit të mbeturinave në një lokal,.

Sakaq njësiti për deminim i Policisë së Kosovës ka tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa kishte qenë duke pastruar disa mbeturina nga depoja e një lokali kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera. Njësiti  për deminim i PK ka tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.