Rojet e burgut ku mbahej personi i përfshirë në grabitjen e shtëpisë së portierit të Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma, në Paris, kanë raportuar vdekjen e të burgosurit, raporton Le Parisien.
Vjedhja me forcë në shtëpinë e Donnarumma ndodhi ndërsa ai ende luante për PSG-në.
I burgosuri vari veten në qelinë e tij dhe hetimi vërtetoi se ata që urdhëruan krimin e kishin torturuar atë për muaj të tërë. I dyshuari kishte qenë në paraburgim për disa javë në pritje të gjyqit.
Gianluigi u transferua nga Parisi në Manchester në gusht 2025 për 30 milionë euro.
/GazetaBlic Sport


