Lajme

Një burrë dyshohet se sulmoi dy të tjerë në Prishtinë, dëmton dhe një veturë e xhamat e një lokali

10/21/2024 09:06
nga:N K

Një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy burra të tjerë në Prishtinë, i cili ka rënë dhe në pranga të policisë.

Jo vetëm aq, i dyshuari ka dëmtuar dhe një veturë dhe xhamat e një lokali.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë dhe ka dëmtuar një veturë dhe xhamat e një lokali. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.