Sporti

Një “bishë” e vërtetë, Victor Osimhen realizoi supergol në Turqi me Galatasarayn

10/19/2024 21:05
nga:E K

Skuadra e Galatasaray shënoi fitore 3:0 ndaj Antalyasporit, e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Turqisë.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe sulmuesi afrikan, Victor Osimhen.

Madje goli i tij ishte më i miri në këtë takim, pasi në minutat e fundit Osimhen shënoi me rovershatë.

Këtij goli iu gëzua edhe Maruo Icardi, i cili po qëndronte në stol duke buzëqeshur – pasi shënoi dy golat tjerë në këtë përballje.