Lajme

Një banesë përfshihet nga zjarri në Fushë Kosovë, nuk ka të lënduar

6 muaj më parë
nga:G B

Një banesë në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së enjtes [sot].

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

Gashi theksoi se nuk ka persona të lënduar dhe një dhomë e kishte kapluar zjarri, ku ekipet emergjente e kanë shuar zjarrin në kohë të shkurtër.

“Po. Në e ora 08:30, kemi pranuar informatën për zjarr në një banesë. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, një dhomë e një banese ishte përfshirë nga zjarri. Për kohe shumë të shkurtër zjarri është vu nën kontroll dhe është shuar. Hymja e objektit ishte mbushur me tym Sipas info, nuk ka njerez te lenduar”, tha Gashi.