Një avion luftarak amerikan është rrëzuar në Detin e Kuq, në atë që po vlerësohet se ishte “goditje aksidentale”, ka njoftuar Ushtria amerikane, raporton BBC.
Piloti dhe bashkëpiloti në avionin “US Navy F/A – 17 Hornet” dolën sigurt dhe shpëtuan me lëndime të vogla, ka njoftuar Komanda Qendrore.
Incidenti erdhi ndërsa SHBA-ja kreu një sërë sulmesh ajrore kundër depove të raketave dhe infrastrukturës së Houthive në kryeqendrën e Jemenit, Sanaa.
Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se janë shkatërruar disa dronë të Houthive dhe një raketë anti-anije.