Lajme

Një avion i vogël në Teksas përplaset me një veturë teksa bënte ulje emergjente

11/14/2023 12:13
nga:N K

Një aeroplan i vogël me helikë ka kapërcyer pistën ndërsa ulej në një aeroport të Teksasit, përpara se të rrëshqiste në një makinë që kalonte në një rrugë aty pranë.

Pamjet e kapura nga kalimtari Jack Schneider treguan përplasjen e avionit përmes një gardhi gjatë një uljeje emergjente.

”Pashë aeroplanin që zbriste shpejt nga pista dhe e dija se ai nuk do të kishte kohë të ndalonte”, tha Schneider për transmetuesin lokal të lajmeve WFAA-TV të shtunën.

“Është e qartë se po shkonte shumë shpejt, gomat po tymosnin”.

Drejtuesi i makinës është dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa dy personat në avion nuk kanë pësuar lëndime.

Administrata Federale e Aviacionit po heton shkaqet e rrëzimit.