Lajme

Një autobus me rreth 20 fëmijë del nga rruga në Kroaci

03/04/2024 15:16
nga:N K

Një autobus që po bartte disa fëmijë ka dal nga rruga në Kroaci, raportojnë mediat kroate sot.

Autobusi Çazmatrans që transportonte nxënës doli nga rruga sot, më 4 mars, pak pas mesditës në vendbanimin e quajtur Sishçani, një vendbanim jo larg nga Çazma, transmeton mojportal.hr.

Sipas një fotoje të publikuar në një faqe në Facebook, autobusi është “mbështetur” në një shtyllë.

Sipas komenteve të lexuesve, fëmijët kanë zbritur menjëherë nga autobusi dhe përveçse në gjendje shoku, askush nuk është lënduar rëndë.

Pavarësisht kësaj, në terren përveç policisë ka dalë edhe një autoambulancë.