Lajme

Një ari zbret në fshatin Radeshë të Dragashit, xhirohet nga një kalimtar

10/03/2025 07:30
nga:Sh R

Në fshatin Radeshë të Komunës së Dragashit është shfaqur mbrëmë një ari. Në pamjet e publikuara nga një medie lokale ariu shihet duke kërkuar për ushqim në disa konteinerë të mbeturinave.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur arinjët shihen në afërsi të fshatrave, sidomos në zonën e Sharrit.

Ariu shfaqet në Rrugën e Radeshës. 📸Abdurrahman PirajPosted by OPOJA.Net on Thursday, October 2, 2025