Izraeli thotë se është “në luftë” pas sulmit të papritur të Hamasit
Anëtari i lartë i Hamasit, Saleh al-Arouri tha se grupi militant, i cili drejton Gazën, është gati “për të gjitha opsionet, duke përfshirë një luftë dhe një përshkallëzim në të gjitha nivelet”.
“Ne jemi gati për skenarin më të keq, duke përfshirë një pushtim tokësor, i cili do të jetë më i miri për ne për të vendosur përfundimin e kësaj beteje,” tha al-Arouri për Al Jazeera Arabisht të Shtunën.
Al-Arouri pohoi se ka “përpjekje intensive ndërkombëtare dhe rajonale” të vazhdueshme për t’i dhënë fund krizës, “por tani asgjë nuk do të jetë më e rëndësishme se beteja”.
Ndërkohë, Brigadat Izzedine al Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, të shtunën pretenduan se po luftojnë ende në 25 lokacione.
Grupi tha gjithashtu në një deklaratë se ka përleshje të vazhdueshme në bazën ushtarake Re’im pranë pikës kufitare veriore të Gazës me Izraelin.


