Lajme

Një alpinist nga Kosova dyshohet se ka vdekur në Valbonë

07/26/2024 19:02
nga:Y I

Një alpinist nga Kosova raportohet se ka vdekur në zonën e Alpeve në vendin e quajtur “Maja e thatë” në Valbonë të Shqipërisë.

Siç raporton TopChannel, incidenti ka ndodhur në një terren shkëmbor, gjë që e e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka e ajri, përveç nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë, transmeton Klankosova.tv.

Për këtë, raportohet se është njoftuar grupi i alpinistëve nga Kosova për ta nxjerrë trupin.