Lajme

Një aeroplanit të Alaskas i shkëputet një pjesë derisa po fluturonte, dalin pamjet

01/06/2024 17:28
nga:Sh R

Një aeroplani pasagjerësh i ka rënë një pjesë derisa ishte duke fluturuar duke e detyruar atë të bënte një ulje emergjente në shtetin amerikan të Oregonit.

Boeing 737 Max 9 i Alaska Airlines u kthye pas disa minutash në fluturimin e tij për në Kaliforni pasi një pjesë e jashtme, duke përfshirë një dritare, ra të premten, raporton BBC.

Në bord kishte 177 pasagjerë dhe ekuipazhi dhe u ul i sigurt në Portland.

Linja ajrore tha se do të ndalonte përkohësisht të gjithë 65 avionët e saj 737 Max 9 për të kryer inspektime.