Sporti

Një aeroplan fluturoi gjatë stërvitjes në kampin holandez, ky ishte mesazhi për trajnerin De Boer

06/12/2021 14:09
nga:E K

Trajneri i Holandës, De Boer, është kritikuar në vazhdimësi për sistemin e tij të lojës me “Tulipanët”.

De Boer ka përdorur sistemin 5-3-2 në ndeshjet e Kombëtares holandeze, shkruan GazetaBlic Sport.

Edhe një ditë para debutimit të Holandës në Kampionatin Evropian, ka ende shumë zëra kritikë kundër trajnerit të tyre holandez dhe stilit të tij të lojës.

Sot një aeroplan fluturoi mbi stërvitjen e ekipit Holandez me një shkrim ku thoshte: “Frank, 4-3-3“.

/GazetaBlic Sport/