Lajme

Një 8-vjeçar sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë (foto)

08/12/2022 11:47
nga:N M

Një fëmijë 8-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë. Lajmi është bërë i ditur nga faqja “Vrojtuesit e lagjes”, që përcjell zhvillimet në kryeqytet.

Kjo faqe bën të ditur se fëmija është sulmuar nga qentë në rrugën “C” në Prishtinë.

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem në kryeqytet, derisa janë raportuar në rrjete sociale dhe nga institucionet disa herë raste, ku qytetarët janë sulmuar.