Një grua 65 vjeçare ka humbur jetën në një aksident trafiku në në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, ku ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa që janë lënduar edhe katër persona të tjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Aksident trafiku me fatalitet
Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.


