Lajme

Një 42-vjeçare në Suharekë tenton t’i japë fund jetës duke përdorur medikamente

05/08/2024 10:12
nga:N K

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët tentojnë t’i japin fund jetës së tyre, duke mos përjashtuar arsyet nga me të ndryshmet.

E një rast i tillë ku një grua ka tentuar t’i jep fund jetës ka ndodhur në Suharekë.

Sinjali mëson se një grua e moshës rreth 42 vjeçare ka tentuar të bëjë vetëvrasje në Suharekë duke konsumuar medikamente.

Gruan mësohet se e kanë dërguar në Spitalin e Prizrenit ku po merr trajtimin mjekësor.

Derisa për rastin Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.