Lajme

Një 40 vjeçar mbetet i vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Veternik

7 ditë më parë
nga:Y I

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e punëtorit nga shembja e dheut në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës.

Lajmin për “Gazeta Blic” e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Bëhet e ditur se viktima 40 vjeçar është nxjerr nga dheu pa shenja jete.

Derisa, njëri nga punëtorët po merr trajtimin e nevojshëm në QKUK.

“Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci për “Gazeta Blic”.