Policia e Shqipërisë ka sekuestruar pasuri prej 875 mijë eurove, ku sipas njoftimit, i përkisnin P.P., 32-vjeçarit që aktualisht po vuan dënimin për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.
Bastisja u krye nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan në kuadër të operacionit “Asset lock”.
Pasuritë e sekuestruara, sipas policisë janë dy garazhe, një apartament, një sipërfaqe truall dhe një subjekt tregtar, që ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij.
Derisa, puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera është ende në vijim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


