Lajme

Një 27-vjeçar në Pogradec në gjendje të rëndë, i ra një pjesë muri sipër teksa punonte

07/10/2024 17:38
nga:Y I

Një punëtor është aksidentuar sot në Pogradec, ku dyshohet se gjatë punimeve në një banese, 27-vjeçarit i ka rënë sipër një pjesë muri.

Mësohet se i riu ka marrë lëndime të rënda në kokë e trup dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Abcnews.al.

Bëhet e ditur se policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po mbledh prova për zbardhjen e plotë të rastit.