Lajme

Një 26-vjeçar gjendet i vdekur në Qendrën e Azilit në Magure

06/05/2022 13:14
nga:Q R

Sot rreth orës 19:15 një person është gjendur pa shenja jete në Qendrën e Azilit në fshatin Magure të Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai njoftoi se viktima është shtetas i huaj i moshës 26-vjeçare.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Borovci.