Lajme

Një 24-vjeçar në veri kapet me arsenal armësh dhe substanca narkotike

05/21/2025 16:49
nga:G B

Sot rreth orës 11:00, Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, ka kontrolluar banesën e të dyshuarit M.J., i lindur në vitin 2001, pas informacioneve nga terreni për posedim të narkotikëve.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: 2 jelekë taktik antiplumb, 1 gas maskë, 14 karikatorë të AK-47, 256 fishekë të AK-47, 24 fishekë 7.62 mm, dhe një sasi e dyshuar narkotike me peshë rreth 1 gram.

I dyshuari është dërguar në Stacionin Policor Mitrovicë Veri për procedura të mëtejme.

Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës ka urdhëruar që rasti të iniciohet dhe i dyshuari të mbahet në ndalim për 48 orë.