Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 18:00, një vajzë 23 vjeçare është sulmuar ngë një person i dyshuar, raporton Gazeta Blic.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se nga rruga Bill Klinton në Prishtinë, një person është transportuar për trajtim mjekësor në QKUK. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është lënduar një person ( femër 23 vjeç)”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, për Gazeta Blic.
Ajo ka njoftuar se viktima ka marrë tretman mjekësor dhe policia po punon për arrestimin e të dyshuarit.
“E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si lëndim trupor”, ka thënë ajo./Gazeta Blic/


