Policia e Kosovës njofton se një 22 vjeçari, në gjepin e xhaketës së tij i janë gjetur dy mjete shpërthyese (granata dore), shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren me datën 05.12.2024 ka arritur tek informacioni se i dyshuari është në posedim edhe të disa mjeteve të dyshuara të tjera.
Po ashtu, si rezultat i veprimeve operative – hetimore është arritur që të gjenden edhe dy mjete të tjera shpërthyese (granata dore) të cilat nga njësiti përkatës i Policisë së Kosovës janë tërhequr në mënyrë të kontrolluar.
I dyshuari vazhdon të qëndroj në mbajtje dhe hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.


