Sporti

Një 18 vjeçar shpallet kampion i botës në shah, e thyen rekordin historik të legjendës, Kasparov

12/12/2024 16:18
nga:Lorik J

Ndeshja e kampionatit botëror të shahut në Singapor mes kampionit në fuq, kinezit, Ding Liren dhe indianit 18-vjeçar, Gukesh Dommaraju përfundoi me fitoren e Gukeshit, duke e bërë atë kampionin më të ri botëror në historinë e shahut me rezultatin e përgjithshëm 7,5-6,5.

Gukesh është indiani i dytë që e fiton këtë titull pas Viswanathan Anand.

Dueli në Singapor ishte i pavendosur deri në fund, por gabimet e 32-vjeçarit Ding përfunduan me humbjen e titullit të fituar për herë të parë në prill të vitit 2023. Nga ana tjetër, Gukesh nuk e humbi rastin për të vazhduar ngritjen e tij në botën e shahut.

Me fitoren e tij ndaj Dingos, ai u bë kampioni më i ri i botës në histori, një rekord që mbante që nga viti 1985 Garry Kasparov, i cili atëherë ishte 22 vjeç.

/GazetaBlic Sport