Lajme

Një 11-vjeçare rrihet dhe xhirohet nga disa vajza në Shkup

09/02/2025 14:22
nga:Sh R

Gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Liridona Vejseli, bëri të ditur se një 11-vjeçare është dhunuar fizikisht gjatë muajit qershor në Shkup.

Në “Kosova Today”, gazetarja bëri të ditur se e mitura u dhunua nga tri vajza, derisa një tjetër po e xhironte.

Vejseli bën të ditur se rastin e ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa sipas gazetares, ministria është shprehur e gatshme të japin dënimin e duhur ndaj të dyshuarve.

Tutje, Vejseli tha se viktima, nuk ka njohur të dyshuarat.

Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Gjilan të Kosovës gjatë muajit gusht. Një vajzë e mitur është rrahur nga disa moshatare të saj.