Muharrem Nitaj nga AAK ka reaguar lidhur me çështjen e Trustit, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se derisa shteti nuk po arrin t’i ndihmojë qytetarët e saj në këtë krizë, mos t’i pengojë që t’i marrin paratë e tyre të Trustit, që janë kursime të tyre dhe u nevojiten më shumë se kurrë.
Postimi i tij i plotë:
Edhe një herë po u diskutojka nisma për tërheqjen e 30% të Trustit. Nëse shteti nuk po arrin t’i ndihmojë qytetarët e vet, bile t’mos i pengojë që këtë krizë ta zbusin me paratë e djersës së tyre! Ato para janë kursimet e tyre dhe sot u duhen më shumë se kurrë!


