Muharrem Nitaj nga AAK ka thënë se në Kosovë është llugë në të gjitha anët, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se situata është me paga, keq me çmime, me rrymë, me viza, përmbytja, keq me Amerikë, me BE e me Shqipëri.
Ai ka thënë se ka qenë vit i mbrapshtë ky vit.
Postimi i tij i plotë:
Llugë n’tana anët.
Keq me paga; keq me çmime; keq me rrymë; keq me përmbytje; keq me viza; keq me Amerikë; keq me BE; keq me Shqipëri; keq në veri….
Po vit i mbrapsht kish qenë! Shkoftë e u harroftë!


