Muharrem Nitaj nga AAK, ka thënë se pagat e punëtorëve të administratës së Kuvendit janë zvogëluar, ndërsa të atyre që i kanë pasur pagat e larta, u janë ngritur, raporton Gazeta Blic.
Ai më pas ka pyetur se a ka sindikatë administrata e Kuvendit.
Postimi i tij i plotë:
Qenkan zvogeluar rrogat e punetoreve te administrates ne Kuvendin e Kosoves!!!
Vetem rrogat e atyre qe edhe ashtu i kane pase te vogla! Keta te tjeret qe i kane pase rrogat e mira, tash i paskan edhe me te mira.
Po nuk thone kot, “parja shkon te parja!
Edhe nje pyetje. A ka sindikate administrata e Kuvendit a jo!?


