Sipas mediave japoneze, Nissan po mendon ta “rikthej në jetë” modelin legjendar Silvia, por me një ndryshim tejet të rëndësishëm.
Modeli Silvia nga Nissan i njohur ndryshe si 200 SX dhe 240 SX, do të duhej të kishte pasuesin, por kësaj radhe do të jetë plotësisht elektrik.
I tërë plani është zhvilluar duke u bazuar në renderin elektrik të Silvia që u shfaq vitin e kaluar, e që është vepër e nënpresidentit të Nissan për Evropë, Matthew Weaver.
Deri më tani nuk ka detaje për projektin e “rikthimit në jetë” të modelit Silvia, përveç që vetura mund të pritet që të shfaqet në treg në vitin 2025.
Vetura në render është inspiruar nga modeli i gjeneratës së parë që debutoi në vitin 1964 në panairin e veturave në Tokio, e kjo mund të shihet edhe nga linja që ndan pjesën e sipërme me atë të poshtme të karrocerisë.