Biletat 1 euro në 11 sektorë të stadiumit “San Siro”.
Kjo është nisma që Milani po promovon në ndeshjen e së premtes ndaj Udineses në orën 18:45, për të tentuar të mbushë stadiumin në duel mjaft të komplikuar për objektivin, titullin kampion.
Rikthimi i kapacitetit në 75% teorikisht do të lejonte stadiumin të ishte në 56.904 spektatorë.
Për t’iu afruar sa më shumë kësaj shifre, klubi kuqezi ka nisur “Promo Friends”.
Ata që blejnë një biletë të plotë ose një biletë nën 30 ose mbi 60 vjeç, kanë të drejtë të kenë deri në maksimum 3 bileta shtesë, me çmimin 1 euro secila.
Një mënyrë për të pasur tifozët më pranë, ashtu si Milani që dëshiron që të përfitojë për të arritur një fitore me aromë “titulli”.


