Lajme

NISMA zyrtarizon Shefki Saliun kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit

08/05/2025 16:11
nga:Genita C

NISMA Socialdemokrate ka prezantuar zyrtarisht kandidatin për kryetar të Komunës së Obiliqit, Shefki Saliu, raporton GazetaBlic.

NISMA e përshkruan Saloun sinjë profesionist me përvojë në arsim dhe aktivizëm, i diplomuar në Menaxhment dhe Informatikë.

Kryetari i degës në Obiliq, Hilmi Halimi, dhe Nazmi Gashi shprehën mbështetjen për kandidaturën e Saliut, duke e cilësuar atë si një zë për ndryshim dhe përkushtim qytetar.

Në ditët në vijim, NISMA do të publikojë edhe listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale.