Lajme

NISMA: VV’ja janë për keqardhje, përgjigjen më të mirë do ta marrin nga qytetarët

09/18/2024 19:28
nga:G C

Xhevahire Izmaku ka komentuar pretendimin e VV’së se papunësia në Kosovë ka rënë në 4%.

Izmaku në një përgjigje për GazetaBlic thotë se, ikjet masive nga vendi kanë ulë numrin e papunësisë.

“Ikjet masive që ndodhën këto dy vite, janë vlera e një shifre që ulë numrin e papunësisë, jo për shkakun që e thekson Qeveria, por për faktin se po ikin njerëzit e moshës rinore dhe të mesme, që janë aseti kryesor si burim njerëzor i punës”, tha Izmaku.

Izmaku pretendimin e VV’së e quan keqardhje.

“Fatkeqësisht, në vend të shqetësimit, ne shohim krekosje dhe kjo është për keqardhje. Secila familje e ndjen këtë në Kosovë, për çka ikin familjarët e tyre, për shkak të një vendi pune”, thotë ajo.

“Pëgjigja më e mirë është e qytetarit kosovar, sot. Shumë prindër janë të vetmuar dhe shumë fëmijë mungojnë në shkolla, sepse kanë ikur e po ikin çdo ditë. Kjo shifër as si rezultat i ASK-së nuk është e vërtetë”, përfundon ajo për GazetaBlic.

Shala: Jemi vendi më i varfër në tërë Evropën, Qeveria po bën propagandë