Pas tollovisë së krijuar sot tek salla “1 Tetori” ka ardhur një reagim edhe nga Nisma Socialdemokrate, raporton Gazeta Blic.
Sekretari i përgjithshëm i Nisma Socialdemokarte, Bilal Sherifi, tha se nëse një çështje kaq e thjeshtë siç është planifikimi i zbatimit të vaksinimit të popullsisë shoqërohet me kaosin e asaj që pamë në ditën e sotme, atëherë mund ta imagjinojmë kaosin që do të krijojnë në fushat e tjera të qeverisjes.
“Krejt dhe drejt në kaos, me praktikanta nuk ndërtohet shtetit” shkruan Sherifi në Facebook.
Reagimi i plotë:
KREJT dhe DREJT në KAOS, me PRAKTIKANT nuk ndërtohet shteti!
Nëse një çështje kaq e thjeshtë siç është planifikimi i zbatimit të vaksinimit të popullsisë shoqërohet me kaosin e asaj që pamë në ditën e sotme, atëherë mund ta imagjinojmë kaosin që do të krijojnë në fushat e tjera të qeverisjes.
Kjo formë kaotike e “qeverisjes” ka vënë në rrezik jetët e kategorive më të rrezikuara të shoqërisë sonë. Prandaj kërkojmë përgjegjësi nga tërësia e zinxhirit të njerëzve të përfshirë në rrezikimin e qytetarëve.
Indiferenca institucionale përball rrezikut nga infektimi me COVID-19 përbën vepër penale, sepse hyn në kategorinë e MOSDHËNIES NDIHMË NJERËZVE NË RREZIK!


