Lajme

NISMA me prurje të reja, aderon asamblistja më e votuar në Ferizaj

01/27/2025 13:41
nga:G C

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se partisë i është bashkuar asamblistja më e votuar në Ferizaj, Hysnije Mustafa.

”Hysnije Mustafa njihet për përkushtimin e saj ndaj komunitetit, angazhimin e palodhur në zgjidhjen e çështjeve lokale dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve të Ferizajt në Kuvendin Komunal”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Hysnije Mustafa, asambleistja më e votuar në Ferizaj, i bashkohet Nismës Socialdemokrate

Në një lëvizje të re politike, Hysnije Mustafa, asambleistja më e votuar në Komunën e Ferizajt, ka vendosur t’i bashkohet Nismës Socialdemokrate. Vendimi i saj për të aderuar në këtë parti vjen pas një analize të gjatë mbi situatën politike dhe pas konsultimeve të vazhdueshme me qytetarët që ajo përfaqëson.

Hysnije Mustafa njihet për përkushtimin e saj ndaj komunitetit, angazhimin e palodhur në zgjidhjen e çështjeve lokale dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve të Ferizajt në Kuvendin Komunal.

“Unë kam qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj mirëqenies së qytetarëve të Ferizajt. Bashkimi me Nismën Socialdemokrate është një hap për të ndërtuar një politikë më të drejtë, më të afërt dhe më të fuqishme për qytetarët tanë. Besoj në vizionin e kësaj partie për të ndërtuar një të ardhme më të mirë,” tha Mustafa.