Lajme

Nisma homazhe në Prekaz për nder të 28 Nëntorit: Rrugëtimi ynë politik mbështetet mbi vlerat e Adem Jasharit

11/27/2024 14:41
nga:G B

Koalicioni AAK-Nisma dhe të tjerët kanë shkuar në Prekaz në nder të festës së 28 Nëntorit.

Nisma tha se familja Jashari është simbol e përjetësimi i ndjenjës së atdhedashurisë, themel, rrënjë e frymëzim për heroizëm kombëtar.

Gjithashtu, kjo parti thotë se rrugëtimi i tyre politik dhe aktiviteti kombëtar e shtetëror mbështeten mbi këto vlera, të mishëruara me sakrificën e komandantit Adem Jashari e familjes se tij!

Postimi i plotë:

Dite e madhe, dite krenarie mbareshqiptare!

28 Nëntori, ne Prekazin heroik, aty ku frymon liria dhe qëndresa shqiptare, vendi ku rilindi shpresa, jeta e re!

Sot, në këtë ditë të madhe e te shenjte per kombin tonë, Nisma Socialdemokrate, bashke me koalicionin tone, te përkushtuar ndaj vlerave kombëtare, u ndalëm në vendin ku historia e Kosovës flet fuqishem e me kranari– në Prekazin heroik!

Prekazi nuk është thjesht një vend i zakonte, është themeli i lirisë sonë, altari ku sakrifica i dha jete e nder sot Kosovës se lirë.

Familja Jashari është simbol e përjetësimi i ndjenjës së atdhedashurisë, themel , rrenje e frymezim per heroizem kombetar.

Në këtë 28 Nëntor, nderuam kujtimin e të gjithë atyre që dhanë gjithçka për vendin, flamurin, gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar.

Rrugetimi yne politik dhe aktoviteti kombetar e shteteror mbeshteten mbi keto vlera, te misheruara me sakrificen e komandantit Adem Jshari e familjes se tij!

Të bashkuar e te frymëzuar nga e kaluara jone e lavdishme, të përkushtuar fuqishem për të ardhmen, do të vazhdojmë te punojme deri ne sakrifice për një Kosovë te zhvilluar, te forte, te sigurte e te dinjitetshme.

Rrugetimi yne do te jete i perbashket me partneret e miqt tane nderkombetar.

Gezuar festat e Nentorit!