Lajme

NISMA hap fushatën në Malishevë, Limaj: Vendlindja vendi më i mirë për të filluar faqebardhë

01/11/2025 21:25
nga:Y I

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka bërë të ditur se kjo parti ka nisur fushatën elektorale në Banjë të Malishevës, vendlindja kjo e vetë Limajt.

Limaj ka thënë se bashkëvendësit e tij janë shfaqur të bashkuar dhe të njëjtit i kanë dhënë motiv.

Ai ka thënë se parlamenti i Kosovës do të jetë i pashmangshëm, bashkë me fitoren.

“Bashkëvendësit e mi në Banjë, si përherë të bashkuar, edhe sonte përmes prezencës masive, na dhanë motiv e mesazh të qartë se rikthimi i zërit tonë nëParlamenin e Kosovës, do të jetë i pashmangshëm bashkë me fitorën tonë më 9 shkurt” shkruan Limaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Vendlindja ❤️ është vendi më i mirë për të filluar faqebardhë fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Bashkëvendësit e mi në Banjë, si përherë të bashkuar, edhe sonte përmes prezencës masive, na dhanë motiv e mesazh të qartë se rikthimi i zërit tonë në

Parlamenin e Kosovës, do të jetë i pashmangshëm bashkë me fitorën tonë më 9 shkurt.

#AAKNISMA137

#veçVEPRA

#PërKosovënFituese