Lajme

Nisma e Kosovës për anëtarësim në NATO, Mehaj: Kosova është gati! Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, jemi gati!

03/09/2022 13:54
nga:N M

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e grupit ndër institucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ka reaguar ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij FSK është gati që të jetë përkrah NATO e që një anëtarësimi i mundshëm i Kosovës do t`i shërbente paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë.

Reagimi i plotë:

Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës, morëm vendimin për themelimin e Grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Republikës së Kosovës në NATO.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte dhe mbetet prioriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.
Në momentumin e ri gjeopolitik, kam besimin e plotë se, aleatët tanë vendimmarrës më në krye SHBA-në, do të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit tonë.
Republika e Kosovës është gati!
Institucionet e Republikës së Kosovës janë gati!
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, jemi gati!
Si anëtare e NATO-s në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në Botë.

100 euro shtesë, largim të përkohshëm të akcizës për derivate, paga minimale – Sugjerimet emergjente të AAK-së për Qeverinë e Kosovës