Lajme

Nisin vizitat te Shtëpia Muze e Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

06/17/2025 11:52
nga:Y I

Kanë nisur vizitat te Shtëpia Muze e Ukshin Hotit në Krushë të Madhe.

Kjo vizitë po bëhet në 82-vjetorin e lindjes së tij.

Pos kësaj, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të zhvillojë aktivitete përkujtimore, kulturore dhe akademike, si shprehje e ndërgjegjes shoqërore, e nderimit të pashuar dhe apelit të vazhdueshëm për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së tij.

Pas vizitave te Shtëpia Muze, mbahet tribunë mbi veprën e tij, ndërsa nga ora 13:00 zhvillohet ceremonia e ditëlindjes.

Poashtu në orën 19:00 hapet ekspozita me fotografitë e Ukshin Hotit, ndërsa aktivitetet përmbyllen në ora 20:00 me ceremoninë e ndarjes së dekoratës komunale “Ukshin Hoti.