Lajme

Nisin stërvitjet e 300 ushtarëve britanikë që aterruan mbrëmë në Prishtinë

09/19/2024 18:44
nga:Y I

Kontingjenti ushtarak britanik, i përbërë nga më shumë se 300 trupa, që arriti mbrëmë në Prishtinë, ka filluar menjëherë trajnimet për siguri.

Personeli i Mbretërisë së Bashkuar, sot në Kosovë ka zhvilluar trajnime për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore, njofton Klankosova.tv.

Përmes postimeve në X nga ana e KFOR-it, thuhet se këto trajnime janë kyçe për të mbrojtur standardet më të larta operative dhe gatishmërinë për të trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë.

Këto trajnime parashihet të vazhdojnë deri në fund të tetorit.