Cult

Nisin restaurimet në shtëpinë e familjes Safqiu në Prishtinë

03/26/2024 15:49
nga:N K

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka njoftuar se kanë nisur ndërhyrjet restauruese në shtëpinë e familjes Safqiu në Prishtinë.

Ministri në Facebook tha se asete të tilla janë pasqyrë e trashëgimisë sonë dhe si të tilla ai tha se po i ruajmë për brezat e ardhshëm.

“Vazhdojmë pa u ndalur me investime në trashëgimi kulturore. Kanë nisur ndërhyrjet restauruese në shtëpinë e familjes Safqiu në Prishtinë. E ndërtuar rreth vitit 1800, kjo shtëpi paraqet vlera arkitektonike, historike e shoqërore. Asete të tilla janë pasqyrë e trashëgimisë sonë dhe si të tilla po i ruajmë për brezat e ardhshëm.