Lajme

Nisin reduktimet e ujit në këto fshatra të Gjakovës

08/25/2024 17:55
nga:N K

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakovë”, ka njoftuar për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë dhe thatësirave aktuale, furnizimi është i pamjaftueshëm në disa zona.

Sipas njoftimit, me qëllim që rezervuarët të akumulojnë gjatë natës dhe ditën të ketë furnizim të mjaftueshëm, do të aplikojmë reduktime të furnizimit për disa fshatra të Komunës së Gjakovës.

“Reduktimet do të fillojnë kryesisht nga ora 19:00 deri në orët e para të mëngjesit. Sipas linjave furnizuese në reduktime përfshihen këto fshatra:-Fshatrat e Dushkajës, Cermjan, Sopot, Palabardh, Hareqë, Novosellë, Skivjan, Bec, Vraniq, Doblibarë, Berdosanë, Rezinë. Kjo gjendje do të vazhdoi deri në përmirësim të situatës me furnizim”, thuhet në njoftim.