Lajme

Nisin procedurat për largimin e kryetarëve në veri?!- Deklarohet për “Gazeta Blic”, Izmir Zeqiri

08/02/2023 10:52
nga:Y I

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.

Zeqiri i tha gazetës tonë se nuk ka diçka më shumë për të shtuar nga ajo që kishte deklaruar dje.

“Dje e kam dhënë mendimin tim dhe nuk kam diçka për të shtuar” tha Zeqiri për “Gazeta Blic”.

I njëjti ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen nga nga pozita, nëse nuk do të ketë pajtim të përbashkët për largimin e të gjithë kryetarëve të komunave veriore.

Zeqiri e ka kritikuar Iniciativën e ndërmarrë nga Qeveria.

“Unë e shoh si diçka negative këtë formë. Nuk është formë e preferuar për mua. Unë mendoj se më lehtë do të kishte qenë për mekanizmit shtetëror që të marrim vendime të harmonizuara dhe të kemi qëndrime të përbashkëta. Unë jam i hapur për këtë çështje”

“Në qoftë se jemi të dakorduar të gjithë kryetarët në veri, unë jam i hapur të jap dorëheqje. Jo, pa një dakordim unë absolut nuk do të japë dorëheqje. Dakordimi të bëhet me qeverinë dhe me kryetarët e komunave të tjera” deklaroi për RTK-në Zeqiri.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse për çështje të pushtetit lokal ka nisur proceduarat për caktimin e grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu ka folur dje për “Gazeta Blic” për  nisjen e procedurave të Qeverisë për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri,

Baraliu thotë se Qeveria nuk ka pse të merret me këtë çështje sepse s’ka punë as me Kushtetutë as me ligj.

“Nuk po kuptoj çfarë mundet Qeveria të bëjë në atë drejtim kur nuk është punë e Qeverisë, ajo është punë e Komisionit Qendror, është e Kushtetues dhe ligjeve që e rregullojnë. Vetëm ata duhet të dalin me propozime për dorëheqjet e tyre ose për shkarkim, dikush të bëjë, pra trupi rektoral 20%, nëse ka fillu trupi rektoral 20% t’i iniciojë procedurë me peticion ajo është në rregull, por Qeveria nuk di unë që ka punë as me Kushtetutë, e as me ligj nuk ka të drejtë”, thotë Baraliu.

/Gazeta Blic/

Qeveria fillon procedurat për largimin e kryetarëve në veri (DOKUMET)

“Kurti po zvarritë procesin”, “Nuk ia lejon Kushtetuta”- Kritikohet vendimi i Qeverisë për procedurën e zgjedhjeve në Veri