Sporti

Nisin problemet në mbrojtje për Liverpool, lëndohet Robertson

08/09/2021 13:33
nga:E K

Problemet e Liverpoolit me mbrojtjen po vazhdojnë të përsëriten edhe këtë sezon.

Liverpool vuajti shumë nga mungesa e mbrojtësve për shkak të lëndimeve në sezonin e kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.

Van Dijk, Matip, Gomez ishin të lënduar në pjesën më të madhe të sezonit në edicionin e kaluar duke detyruar Klopp të luante me Fabinhon dhe Henderson në mbrojtje.

Duket se fati i njëjtë mund t’a përcjell ‘The Reds’ edhe këtë edicion.

Anësori skocez, Andy Robertson është lënduar dje në ndeshjen miqësore parasezonale ndaj Athletic Billbao.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të Robertson.

Klopp ka thënë se së shpejti do të bëhen ekzaminimet më të hollësishme për të parë nivelin e lëndimit të tij.

/GazetaBlic Sport/