Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për rastin e sulmit ndaj ekipit të Klan Kosovës në fshatin Zupç të Zubin Potokut.
“Lidhur me rastin Policia e Kosovës, po kryen hetime me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Sulmi ndaj këtij ekipi televiziv dyshohet të jetë kryer nga persona të maskuar me mjete të forta (gurë).


