Lajme

Nisin deklaratat përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët

02/09/2026 10:10
nga:Genita C

Ka nisur etapa përmbyllëse e procesit më të madh gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Mbrojtja e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit kanë nisur paraqitjen e tyre para sallës së gjyqit.

Në këtë fazë, prokuroria, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet e tyre përfundimtare.