Lajme

Nisin aktivitetet në kuadër të Konferencës së Mynihut, Kurti takohet me Johannes Hahn

02/18/2022 13:04
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka nisur aktivitetet e tij në kuadër të Konferencës së Mynihut ku ka takuar Komisionierin për Bugjet dhe Administrim Johannes Hahn me të cilin ka biseduar për mundësitë e financimit për Kosovën.

Kurti ka shkruar se integrimi evropian lidhet me vlerat e BE-së dhe se me performancën e Kosovës në Rend dhe Ligj duhet të pranojë më shumë fonde nga BE-ja.

“Integrimi në BE ka të bëjë me reforma që lidhen me vlerat e BE-së. Me ekonomi të mirë. Me indikatorët për ekonomi të mirë dhe performancë në sundimin e ligjit ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova Komisionerit për buxhet dhe administratë Johannes Hahn për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve tanë”, ka shkruar Kurti.